• Tirane, ofroj vend pune part time financier

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience

Koalicioni Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve (BKTF) ofron vendin e punësimit si Financier. Pozicioni do jetë me kohë të pjesëshme për një periudhë prej 1 viti, me mundësi zgjatje.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë brenda datës 25/ 03/ 2011 dokumentat fillestarë të aplikimit:
një Curriculum Vitae, një letër motivimi dhe dy referenca dhe/ose dy numra telefoni të personave referues. Në rast përzgjedhje për fazat e mëtejshme kandidatët do të njoftohen për dokumenta shtesë. Aplikimet mirëpriten në adresën: Rruga: Bulevardi Gjergj Fishta, Kulla 5, Ap. 24 pranë Ekspozitës, Tiranë
Shënim: Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Profili i pozicionit
Pozicioni: Financier
Qëllimi i pozicionit: Kryen veprimet financiare të organizatës BKTF, sipas nevojave.

Përgjegjësitë Kryesore:

Realizon Regjistrimin & Raportimin financiar (arka, transaksionet bankare etj).
Realizon analizën financiare për përdorimin efektiv të fondeve.
Realizon regjistrimin e faturave.
Realizon kontaktet me zyrën e Tatimeve duke kryer veprimet përkatëse.
Realizon raportet mujore për donatorët
Realizon bilancin vjetor të organizatës

Edukimi & Eksperienca:

Aplikanti duhet të ketë arsimin e lartë në një prej degëve ekonomike (Financë, Menaxhim biznesi etj) Preferohet të ketë formime/eksperiencë në administrimin ekonomik e financiar, administrimin e të mirave materiale etj. Të ketë të paktën dy vjet eksperience pune në pozicione të ngjashme.

Komunikimi & Aftësi personale:

Aplikanti duhet të ketë aftësi të komunikojë qartësisht dhe konkretisht.
Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Të ketë aftësi programimi dhe planifikimi dhe vetë- organizuese.
Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës me efikasitet.

Do të konsiderohet si kusht:

Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet bazë financiare dhe ato të Microsoft-it.

Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
 
Back
Top