• Tirane, ofrohet vend pune Specialist ATM dhe POS

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare, të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.



Aktualisht ne kërkojmë të punësojmë për Sektorin e Kartave të Biznesit në Zyrat Qendrore një:

Specialist ATM dhe POS

Në varësi direkte të: Drejtori i Kartave
Përgjegjësitë Kryesore:



  • Instalimi, monitorimi dhe suporti i Bankomateve (ATM) dhe Pikave të Shitjes (POS) të Bankës.
  • Bashkpunimi mes palëve të ndryshme për të përfunduar në kohë instalimin e treminaleve (ATM dhe POS).
  • Zbatim i procedurave ne përputhje me udhëzimet e sigurisë, politikat dhe standardet e bankës
  • Minimizimi i dëmtimeve të ATM-së përmes planeve të koordinuara nga strukturat e Menaxhimit të Projektit (MP).
  • Mireorganizim, përcaktimi i kohës më të mirë për të planifikuar punën në cdo vendndodhje.
  • Realizimi i eficencës brenda platformës ekzistuese.
  • Gjetja e zgjidhjeve llogjike dhe eficente të problemeve.
  • Dhënia e prioritetit ndaj kërkesave konkurruese.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


  • Minimalisht dy vjet eksperiencë pune, pozicion operativ në fushën e teknologjisë së sistemit dhe shërbimeve.
  • Aftësi të menaxhimit të vështirësive.
  • Ekperiencë në telekomunikim, hartim dhe planifikim të projekteve të reja, modelim dhe zgjidhje të problemeve.
  • Njohje të mirë të aspekteve të vështira të infrastrukturës të tilla si teknologjitë e strukturuara të kabllit dhe fibrës.
  • Njohuri të mira të kërkesave të sigurisë fizike brenda mjedisit të teknologjisë së sistemit dhe shërbimit.
  • Aftësi në përcaktimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-sëdhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuajpër aplikimin duke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 20 Janar 2011 në adresën e emailit: burime_njerezore@procreditbank.com.al

 


Apply
Back
Top