• Tirane, ofroj vend pune PERFAQESUES SHITJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
AlbaElettrica sh.p.k nje nder kompanite kryesore ne fushen e tregtimit me shumice e pakice te materialeve elektrike, ne kuadrin e zgjerimit dhe ristrukturimit te departametit te shitjeve, ofron vend pune ne pozicionin “Perfaqesues Shitjesh”.


Pergjegjesite dhe detyrat

Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes per kategorine e klienteve te përcaktuar
• Vendos kontakte me kliente te rinj dhe miremban kontaktet me klientet ekzistues.
• Identifikon, vlereson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politiken dhe strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
• Eshtë përgjegjës për rezultatet e biznesit të kesaj kategorie klientesh.
• Viziton klientet, negocion marrëveshjet dhe ndërton marrëdhënie afatgjata me ta
• Ndërton baza datash për të gjithë pikat e shitjes dhe harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna.
• Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
• Pergatit dhe paraqet ne menyre te perditshme, periodike raportet ne lidhje me shitjet dhe klientet e mbuluar per zonen ku ai eshte pergjegjes .
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkepunon ngushte me gjithe departamentet pergjegjese per kryerjen e tyre.

Kriteret minimale

Edukimi: Diplomuar ne Administrim Biznesi / Marketing ose Ing. Elektrike.

Eksperienca: 2 + vite eksperience pune ne shitje ( preferohet ne industrine e pajisjeve elektrike por nuk eshte nje kusht i domosdoshem). Eksperienca ne marketing eshte nje avantazh.

Aftesite: Aftesi analitike si ne kerkime tregu, parashikimin dhe menaxhimin e zinxhirit te furnizimit
Aftesi te shkelqyera te komunikimit duke perfshire edhe aftesi nderpersonale, lidership, aftesi te mira prezantimi se bashku me aftesi te forta te menaxhimit.
Njohuri te mira te gjuhes shqipe dhe angleze. Njohuri te gjuhes italiane do te ishin plus.

Procedura e aplikitmit

Per te aplikuar ne kete pozicion, ju lutemi dorezoni dokumenta si me poshte:

1. CV e detajuar me foto

2. Leter motivimi


ne adresen e e-mail: ksenis.zakja@albaelettrica.al
 


Apply
Back
Top