• Albanian Spring Time - Punesim jashte Shtetit

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
albanian_spring_time_big.jpg

Në ofertë përfshihen:

Ø Programi i punësimit
Ø Programe shkëmbimi kulturor në Evropë dhe ShBA (Punësim dhe udhëtim, Trajnime, Au-pair, Shkolla të mesme)
Ø Punësim sezonal ne Amerikë


Albanian Spring Time ka çuar studentë në vende të ndryshme të Evropës si Au-pair, por pjesën më të madhe të tyre në Amerikë për punësim sezonal. Misioni ynë është të asistojmë në planet dhe objektivat e jetës se pjesëmarrësve si dhe në realizimin e ëndrrave dhe synimeve të tyre.
Ne bashkëpunojmë me agjensi nga e gjithë bota dhe i sigurojmë aplikantëve një punë dhe një shkëmbim eksperience e cila do t’i vlejë shumë në jetë dhe do të ngelen të kënaqur.


PROGRAMI I PUNËSIMIT NË AMERIKË

Programi Veror Punësim dhe Udhëtim është një
program shkëmbimi kulturor 4 mujor ku marrin pjesë studentë nga e gjithë bota të cilët shkojnë në Amerikë gjatë pushimeve të shkollës dhe punojnë përkohësisht në kompanitë Amerikane. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njohin kulturën Amerikane dhe të përvetësojnë gjuhën angleze duke punuar dhe jetuar me Amerikanë dhe studentë nga e gjithë bota. Gjithashtu do të përfitojnë një eksperiencë pune në kompaninë për të cilën do të punojnë.

Shërbimet, njohuritë dhe eksperiencat do të shërbejnë:

Ø Për t’u siguruar studentëve pjesëmarrës në këtë program një punë me një pagë të kënaqshme në Amerikë.
Ø Për t’u dhënë mundësinë pjesëmarrësve të zgjedhin punën e tyre të preferuar.
Ø Për t’u dhënë mundësinë pjesëmarrësve të zgjedhin punën në vendin ku ata duan
Ø Për t’u dhënë mundësinë pjesëmarrësve ta kenë këtë eksperiencë me një çmim të arsyeshëm.


STUDENTËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËTO KRITERE


Ø Mosha 18-29 vjeç
Ø Studentë me kohë të plotë dhe në vazhdim
Ø Nivel mbimesatar të gjuhës angleze
Ø Të gëzojë shëndet të plotë
Ø Të jetë i papërfshirë, implikuar në çështje kriminale


PROGRAMI AU-PAIR

Au-pair është një person i pamartuar nga mosha 17-25 vjeç që shkon në një shtet të huaj për të përmirësuar gjuhën e atij vendi duke jetuar në një familje pritëse. Kjo familje pret nga ju jo vetëm të bëheni pjesë e saj dhe të ndani përgjegjësitë familjare por të kujdeseni për fëmijët e tyre rreth 30 orë në javë duke pasur minimumi një ditë pushim në javë. Në këmbim të këtyre shërbimeve personi Au pair do të marrë një shumë parash që quhet para xhepi. Kjo shumë varjon sipas shtetit ku do të jetoni, por afërsisht shkon minimumi 205 EURO.
Familja do e mirëpresë Au pair-in duke e bërë pjesëtar të saj. Au pair do të ketë dhomën e tij/të saj private dhe do të jetë përgjegjës për aktivitete e tij/të saj personale. Kjo familje pret nga ju një person të matur për tu kujdesur për fëmijët dhe jo një fëmijë tjetër për të cilin ata duhet të kujdesen.
Familja që do ju mirëpresë do t’ju informojë rreth mundësive që keni për të studiuar. Do t’ju ndihmojë të regjistroheni në institucione të njohura ku mund të ndiqni kurse për te përmirësuar gjuhën.
Agjensia jonë do t’ju ndihmojë në të gjitha hapat për tu bërë një Au pair. Ne do t’ju informojmë mbi procedurat e dokumentacionit të duhur. Duke bashkëpunuar me agjensi të shumta nga vende të ndryshme, ne do t’ju gjejmë familjen më të përshtatshme duke bërë të mundur kontaktimin me të për ta njohur dhe për tu përgatitur më pas të jetoni në këtë familje.


PROGRAMET E TRAJNIMEVE


Trajnimet janë dizenjuar për studentë të universitetit.
Përveçse të jenë studentë në universitet, për të marrë pjesë në trajnimin e ofruar aplikantët duhet te kenë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe aftësi kompjuterike. Nëpërmjet eksperiencës së trajnimit ju do të keni mundësinë të merrni pjesë në tregun e punës në fusha të ndryshme si biznes, marketing, menaxhim, media etj. Duke operuar në kompani të huaja në Amerikë apo diku tjetër dhe duke marrë një certifikatë pasi të keni mbaruar trajnimin do ta keni më të lehtë për të përballuar konkurrencën në tregun e punës pasi të keni mbaruar studimet.
Agjensia jonë do t’ju ndihmojë të zgjidhni trajnimin e duhur dhe do ju ofrojë mbështetjen e saj që ju të merrni pjesë në këtë projekt.


PROGRAMI I SHKËMBIMIT KULTUROR PËR SHKOLLAT E MESME


Ky program është dizenjuar për tu dhënë studentëve të shkollave të mesme një mundësi për të studiuar në Amerikë duke jetuar në një familje pritëse. Ky program mund të zgjasë nga një semestër deri në një vit të plotë akademik. Ky program konsiston jo vetëm në studimin në një shkollë të huaj dhe përmirësimin e gjuhës por edhe në njohjen e një kulture tjetër duke u bërë pjesëtar i një familjeje, komuniteti dhe shkolle.


Albanian Spring Time do t’ju asistojë në:

Ø Zgjedhjen e një familjeje pritëse
Ø Përgatitjen e dokumentacionit të duhur
Ø Ndjekjen e procedurave
Ø Informacion rreth vështirësive që mund të hasni dhe si mund t’i përballoni ato
Ø Ju krijon këtë mundësi me një çmim të arsyeshëm.
 


Apply WhatsApp
Back
Top