• Durres, kerkohet nje Inxhinier Mekanik ne Sektorin e Prodhimit

Aluflor Construction Group eshte kompani gjermane e cila merret me projektimin dhe montimin e fasadave te xhamit dhe te Alucobondit si perfaqesuese eksluzive e materialit Alucobond ne Shqiperi .

Kompania jone kerkon nje Inxhinier Mekanik ne Sektorin e Prodhimit


Kandidati duhet te plotesoje keto kritere:

1.Arsim i larte ne Inxhinieri Mekanike
2.Te jete me eksperience pune minimumi 2-2 vjet e 1/2 eksperience ne sektore te ngjashem
3.Perben kusht njohja e gjuhes angleze
4.Aplikimi me foto eshte i detyrueshem

Kandidati do te jete pergjegjes per prodhimin e:

1.Nenstrukturen e aluminit
2.Alukobondit
3.Nenstrukturen e fasades se aluminit
4.Profilet e aluminit /prerjet e permasave dhe formave te projektuara

Do te marre :
- Vizatime per prodhimin nga Departamenti Teknik
- Do te marre materiale te ndryshme nga Departamenti i Logjistikes
- Bazuar ne vizatimet do te organizoje burimin e prodhimit per te prodhuar sasi te nevojshme te nenstruktures /profilit/alukobondit sipas grafikut te punimeve
- Bazuar ne grafiket e dhene nga Departamenti Teknik do t'i jape perparesi punes per ta perputhur me kerkesat
- NESE , ka raste qe nuk ka shume projekte prodhimi ,atehere kandidati do te shkoje ne nje vend pune per te menaxhuar instalimin.


Duhet ti permbahet ketyre rregullave:

-Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
-Te jete i komunikueshem,te ndihmoje koleget dhe te jape ndihmen e tij ne rast te nevojave te ndryshme qe mund te kete kompania,te ruaje konfidencialitetin,te kete aftesi kreative ,organizative,dhe te jape kontributin e tij ne dhenien e ideve te reja.
-Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia
-Te ruaje konfidencialitetin

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:

E-mail :burimenjerezore.aluflor@gmail.com

Cel :0682011216

Adresa:Lagja 14, Rruga:A.Gogoli,prane shkolles "Hasan Koci",Shkozet ,Durres

Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen do te ftohen per interviste
 


Apply WhatsApp
Back
Top