• Tirane, ofroj vend pune Psikolog

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:


Psikolog në Programin SOS Fshati Fëmijëve, Tiranë

Psikologu në Programin e SOS Fshatit të Fëmijëve siguron mbështetje psikologjike për fëmijët te cilet marrin pjesë në projektet FC (kujdesi familjar) dhe FS (fuqizimi i familjes) nëpërmjet përdorimit të teknikave të ndryshme të vlerësimit, dhe ndërhyrjeve përkatëse. Kohëzgjatja e pozicionit 12 muaj

Detyrat Kryesore:
  1. Realizon vlerësimet psikologjik të fëmijëve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për t’u pranuar ne kujdesin familjar nëpërmjet studimit të rasteve, vizitave në shtëpi etj.
  2. Identifikon dhe realizon vlerësime dhe rivlersime te nevojave psikologjike, për përcaktimin e gjendjes funksionale të fëmijëve në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional nëpërmjet metodave profesionale për identifikimin e tyre.
  3. Selekton, administron dhe interpreton teste psikologjike për të vlerësuar inteligjencën, prirjet, aftësitë, apo interesat e femijeve.
  4. Merr pjesë në planin e zhvillimit të femijes/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe mbeshtet bashkepunetoret e zhvillimit te femijes (punonjesit e rastit).
  5. Harton planet e ndehyrjes psikologjike të femijeve.
  6. Mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijët.
Profili për pozicionin Psikolog
  • Diplomë universitare në Psikologji
  • Licencën e Psikologut
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe realizimin e nevojave psikologjike.
  • Njohuri mbi teknikat psikoterapeutike.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.10.2021 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një Letër Interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top