• Tirane, ofroj vend pune Analist/e Finance

Partner.al kërkon një Analist Finance në Tiranë per nje klient me eksperience në sektorin e prodhimit të këpucëve.
Ne kete pozicion, ju do te keni mundesi te pergatisni dhe kontabilizoni faturat e shitjeve, deklarimet tatimore, komunikime te ndryshme me klientet/furnitoret.
Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Përgatit dhe kontabilizon saktë faturat e shitjeve.
  • Kryen kontrollet e nevojshme për deklarimet periodike tatimore (TVSH, Tatim në Burim, etj).
  • Sigurohet per saktësinë e llogarive të arkëtueshme/pagueshme.
  • Eshte pike kontakti me klientët e furnitorët ne lidhje me pagesat
  • Perditeson llogarite dhe ndihmon departamentin e finances në mbylljen në kohë të periudhave financiare.
  • Njek ne menyre rigoroze politikat e kompanise dhe ligjet tatimore/doganore gjatë kryerjes së regjistrimeve kontabël apo raportimit të informacionit financiar.
  • Detyra të tjera sipas kërkesave të supervizorit
Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë punë si financier/e.
  • Aftësi te mira te paketës MS Office dhe programi financiar.
  • Aftësi te mira njohëse te gjuhës Angleze.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të jetë i gatshëm të fitojë njohuri të reja në fushën e kontabilitetit, financës dhe programeve kompjuterike.
  • Të tregojë integritet dhe të operojë në përputhje me vizionin, vlerat dhe misionin e Kompanisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: [B]rekrutime@partner.al[/B]
Ps:Ju lutem vendosni në subject titullin e pozicionit për të cilin që do të aplikoni.



Cel. : 0675007774
 


Apply WhatsApp
Back
Top