• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Bio-Erbo Estetika “Aklen”, me aktivitet në fushën e Estetikës dhe Kozmetikës, kërkon që të punësojë një person në postin e Agjentit (agjentes) të Shitjeve dhe Marketingut.

Detyrat :
  • Raporton tek Drejtori i Marketingut
  • T’iu prezantoje dhe t’iu shesë klientëve produktet e kompanisë.
  • Të jetë i mirinformuar mbi produktin dhe kompaninë.
  • Të përgatisë raporte të herëpashershme mbi ecurinë e shitjeve, ku të përfshihen: kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe shkalla e realizimit të objektivave.
  • Të ndjekë mundësitë e reja dhe referencat që mbledh në terren.
  • Të vendosë dhe të ruaj raporte të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
  • Të ketë mbaruar Universitetin, preferohet Ekonomik.
  • Të ketë eksperiencë në fushën e Shitje/Marketing (eksperienca në tregun e kozmetikës dhe estetikës përbën përparësi)
  • Të njohë shumë mirë programet e paketës Office
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë që të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi bindëse, të jetë energjik dhe të ketë iniciativë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane ose angleze.
Paga konkuruese.

Kandidatet e interesuar të dërgojnë CV dhe Letër Motivimi në adresën:
info@bio-aklen.com

 


Apply WhatsApp
Back
Top