• Tirane, ofroj vend pune Financier & Junior Project Manager



Pun
ë-përshkrimi për pozicioinin ‘Financier & Junior Project Manager’


Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Shqipëri) është një organizate që punon në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshem.

Organizata ofron një pozicion pune me kohe të plotë, për detyra që mbulojnë financën dhe punën me projekte.

Kuadri i përgjegjësive për detyrat në tërësi lidhur me këtë pozicion, përfshin:

  • Respektimin e procedurave financiare të organizatës
  • Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit
  • Rakordimin e transaksioneve bankare, sipas shpenzimeve te regjistruara.
  • Përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare brenda afateve
  • Përpunimin e veprimeve bankare: përfshi depozitat, transferimet midis llogarive dhe tërheqjet
  • Rakordimin e veprimeve në cash
  • Menaxhimin e procedures per pagat e punonjesve në përputhje me kerkesat e Zyrës Tatimore
  • Përpunimin e pagesave dhe kontrollin e faturave

  • Realizim detyrash ditore që perfshin komunikime me agjencinë finacuese, partnerët dhe kolegët brenda organizatës
  • Hartim raportesh përshkrimore
  • Zhvillim produktesh që lidhen me projektet
  • Punë në skuadër dhe realizim detyrash të tjera, në përputhje me nevojat e organizatës


Të interesuarit duhet të kenë;

  • Formim ekonomik, apo te jene ne perfundim te studimeve te nivelit master
  • Dëshirë të aftësohen në punë që përfshin projekte
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të jenë energjikë dhe të motivuar

Nëse jeni i interesuar dergoni CV dhe nje leter motimvimi ne adresen e emailit projects@recshqiperi.org, që të mësojmë më shumë rreth jush, pritjeve dhe ambicieve tuaja brenda dates 22 Shtator, 2021, ora 09:00 a.m!

Suksese!
Stafi i REC
 


Apply
Back
Top