• Tirane, ofroj vend pune "Keshillues Klienti"

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
IuteCredit Albania, institucion mikro-financiar, po kërkon kandidatë në pozicionin “Këshillues Klienti”, Tirane.
Nëse jeni energjik dhe zoteroni aftësi shumë të mira komunikuese, ju inkurajojmë të aplikoni.

Detyrat e punës:



  • Komunikoni në mënyrë proaktive me klientët për të identifikuar nevojat e tyre si dhe për të vlerësuar nese klienti përmbush kriteret për dhënien e kredisë.
  • Plotësoni aplikimet për kredi në sistem si dhe këshilloni klientët për te drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga lidhja e kontratës midis dy palëve.
  • Sugjeroni, vlerësoni dhe prezantoni tek klientët të gjitha opsionet ne lidhje me afatin dhe shumën e kredisë, në mënyrë që klienti të përballojë kestin e kredisë
  • Ndjekja me anë të telefonit procesin e mbledhjes së këstit të kredisë dhe sugjeroni për ri-financim klientët ekzistues, të cilët i përmbushin kriteret në bazë të procedurave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë
  • Effort maksimal për të ndërtuar marrëdhënie besimi, besnikëri dhe kënaqësi ndaj klientit gjatë çdo ndërveprimi të klientit me Iutecredit Albania
  • Të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe t'i përmbahet udhëzimeve të pajtueshmërisë mbi dhënien e kredisë
  • Ruatja e konfidencialitetit ne lidhje me te dhënat e klienteve.


Aftësitë e kërkuara:


  • Aftësia për të kryer shumë detyra në një mjedis shumë dinamik
  • Orientimi drejt kënaqësisë së klientit dhe kompetencat e shitjes
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Aftësia për të reaguar me qetësi dhe profesionalizëm ndaj situatave stresuese
  • Duhet të jetë tolerant ndaj të gjitha llojeve të personalitetit të klientëve,
  • Njohuri pune të aplikacionit të Microsoft Office


Edukimi / Eksperienca e punës:


  • Diplomë bachelor
  • Eksperienca në institucionet financiare apo në pozicione të ngjashme do të konsiderohej një avantazh
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze


Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@iutecredit.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 30.09.2021.
 


Apply
Back
Top