• Tirane, kerkohet Agjent shitje ( shperndarje dhe teknik)

Agjent Shitje (shperndarje dhe teknik)

Kompania KRESHA Prod Shpk me aktivitet prodhimin dhe shitjen e "Regina Caffe" kërkon të punësojë: Agjent shitje (shpërndarës dhe teknik)

Përgjegjësitë ditore dhe javore

  • Njeh produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Shërben klientëve eksizitues dhe atyre të rinj
  • Përgjigjet shpejt, profesionalisht dhe me saktësi të gjitha pyetjeve të klientëve në lidhje me, porositë, kërkesat, ankesat, kthimet e produktit dhe garancitë
  • Përmbush objektivat cilësore dhe sasiore të përditshme personale/të ekipit duke rekomanduar dhe shpjeguar përfitimet e shërbimeve shtesë të kompanisë dhe duke shfrytëzuar mundësitë për të shitur produkte dhe shërbime kurdo që të jetë e mundur
  • Mban regjistrimet ditore dhe regjistron dhe dokumenton çështjet dhe zgjidhjet në një bazë elektronike të të dhënave për ekipet e shitjes dhe ekipin menaxherial ekzekutiv që të rishikojnë rezultatet
  • Vendos dhe kryen kalibrime të vogla në makineri, sipas nevojës
  • Kontroll i pajisjeve teknike dhe evidentimi i rasteve të veçanta të shërbimit i specifikuar për kontrollimin e pajisjeve
  • Ofron asistencë teknike për klientët për të përdorur një pajisje

Kualifikimet

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Njohës i teknikave bazike të ekspresit të kafesë
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe në shperndarje
  • Përvojë e suksesshme në një mjedis korporativ
  • Aftësi të forta komunikimi, përfshirë dëgjimin aktiv dhe artikulimin e qartë
  • Aftësia për të zgjidhur problemet dhe për të lehtësuar konfliktet ose për të përshkallëzuar me takt
  • Aftësia për të kryer detyrat, për të menaxhuar kohën dhe për të dhënë përparësi
  • Të jetë në gjendje të punojë individualisht dhe si ekip
  • Eksperiencat e mëparshme në të njëntën industri, përbëjnë avantazh

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në kresha.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top