• Durres, ofroj vend pune Sistemues Marketi (M)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për rrjetin e saj drugstore kërkon të punësojë staf në pozicionin: Staf Marketi për zonën e Durrësit

Ne ofrojmë
Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune;
Vlerësim sipas performancës;

Detyrat

  1. Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  2. Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  3. Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  4. Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  5. Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  6. Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  7. Mban pastër marketin, raftet, etj;
  8. Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
  9. Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar;

Kualifikimet

  1. Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  2. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
  3. Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
  4. Mosha nga 20 deri në 30 vjeç.

Shënime

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Aplikimet mbyllen më 30 Shtator 2021

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top