• Tirane, ofroj vend pune Analist Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Prodyn Albania shpk kërkon Analist Finance.

Pozicioni dhe objektivat:
Ky rol është pjesë e departamentit të Financës. Roli do të menaxhojë detyra të kontabilitetit apo raportimit në mbështetje të objektivave të departamentit të financës duke synuar një bashkëpunim të mirë me departamentet e tjera të Kompanisë.


Përgjegjësitë

  • Siguron përmbushjen e kërkesave të politikave të Kompanisë si dhe ligjeve tatimore/doganore gjatë kryerjes së regjistrimeve kontabël apo raportimit të informacionit financiar.
  • Përgatit dhe kontabilizon saktë faturat e shitjeve.
  • Kryen kontrollet e nevojshme për deklarimet periodike tatimore (TVSH, Tatim në Burim, etj).
  • Garanton saktësinë e llogarive të arkëtueshme/pagueshme përmes komunikimit periodik me klientët e furnitorët.
  • Kryen azhurnime të llogarive dhe ndihmon departamentin në mbylljen në kohë të periudhave financiare.
  • Detyra të tjera sipas kërkesave të eprorëve.


Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë punë si financier/e.
  • Aftësi te mira te paketës MS Office dhe programi financiar.
  • Aftësi te mira njohëse te gjuhës Angleze.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të jetë i gatshëm të fitojë njohuri të reja në fushën e kontabilitetit, financës dhe programeve kompjuterike.
  • Të tregojë integritet dhe të operojë në përputhje me vizionin, vlerat dhe misionin e Kompanisë.

Të preferueshme

  • Njohuri shumë të mira në Excel.
  • Njohje e sistemit Navision (ERP).
  • Eksperiencë në sektorin e prodhimit.

Te interesuarit te dergojne Cv ne adresen e emailit hr@prodyn.al

Cel. : 0697049074
 


Apply WhatsApp
Back
Top