• Tirane, kerkohet Menaxher/e Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania KRESHA Prod Shpk me aktivitet prodhimin dhe shitjen e "Regina Caffe" kërkon të punësojë: Menaxher/e Shitje


Detyrat e këtij Roli



  • Bashkëpunon me drejtuesin e shitjeve për të kuptuar dhe zbatuar qëllimin e tij për rajonin që përfaqëson
  • Përfaqësoni produktet dhe shërbimet e kompanisë sonë, duke filluar me njohjen në detaje të produkti dhe shërbimit që ne ofrojmë, për të vijuar me kërkimin dhe identifikimin e klientit përfundimtar, nëpërmjet njohjes dhe kuptimit të nevojave dhe sesi kompania mund ti plotësojë ato.
  • Realizon kuotat mujore, kuartale dhe vjetore të shitjeve përmes zbatimit të suksesshëm të strategjive dhe taktikave të shitjes dhe marketingut
  • Planifikon dhe organizon orarin e përditshëm të punës
  • Zhvillon dhe zbaton planin e veprimit të territorit përmes analizës gjithëpërfshirëse të të dhënave dhe përshtat teknikat e shitjes bazuar në ndërveprimet dhe rezultatet në terren
  • Prezanton, promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Identifikon nevojat në treg dhe i diskuton me drejtorin e shitjeve
  • Realizon takime në terren me biznese për prezantimin e produktit
  • Realizon target e vendosura të shitjes
  • Analizon potencialin e territorit/tregut, ndjek trendet e shitjes
  • Harton raport shitje individuale dhe raporton çdo ditë tek drejtori i shitjeve
  • Motivon dhe këshillon teknikët/agjentët për të zhvilluar performancën e tyre
  • Mbledh përshtypje, komente, ankesa të klientëve dhe raporte tek drejtori i shitjeve

Përgjegjësitë ditore dhe mujore


  • Mban marrëdhënie pune me klientët ekzistues për të siguruar shërbim të jashtëzakonshëm dhe identifikon mundësitë e reja të mundshme të shitjes
  • Identifikon perspektivat e duhura, cakton takime, dhe menaxhon ciklin e shitjeve për të lidhur kontrata të reja në të gjitha kategoritë e shërbimeve të ofruara
  • Ka njohuri të thella për produktin dhe është në gjendje të kryejë demonstrime dhe ta prezantojë në mënyrë dinjitoze atë.
  • Përgatit raporte profesionale, të plota, koncize dhe të sakta, dhe dokumentacione të tjera siç kërkohen nga kompania
  • Arrin qëllimet e shitjes duke vlerësuar nevojat aktuale të klientit dhe duke ndjekur një proces të përcaktuar shitjesh me blerësit potencialë, shpesh duke përdorur demonstrime dhe prezantime të produkteve
  • Koordinohet me menaxherët e tjerë të shitjeve dhe ekipin e shërbimeve të klientit për të siguruar që kuotat dhe standardet e kompanisë janë përmbushur, duke kryer hulumtime të tregut dhe monitorim të rregullt të konkurrentëve
  • Punon me eprorin direkt dhe departamentet e tjera (marketing) për të krijuar një model për rritjen e klientëve të rinj
  • Kontakton dhe lidh kontratat me bizneset
  • Njeh shumë mirë produktin dhe shërbimin si dhe vlerën e propozuar
  • Ndjek politikat dhe rregullat e organizatës
  • Ndjek në mënyrë proaktive mundësi të reja shitje
  • Zgjidh problemet e klientëve duke ofruar zgjedhje inovative
  • Bëhet ambasador i markës dhe reflektimit të vlefshëm të kompanisë në komunikimin me klientët ekzistues dhe ato potencial
  • Ndjek trajnimet që zhvillohen në kompani në mënyrë që të zhvillohen në aftësitë e shitjes

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne kresha.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top