• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Brand Manager për klientin e saj, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri.

Profili i punës:

Menaxherët e markave (Brand Managers) janë përgjegjës për të mbështetur rritjen e shëndetshme të markës dhe arritjen e OCC (Operating Company Contribution – Kontributi ne Kostot Operative te Kompanisë), vëllimet dhe qëllimet e shpërndarjes së kompanisë. Puna e tyre mund të përfshijë mbikëqyrjen e reklamave, dizajnit dhe eventeve. Në të njëjtën kohë, ata janë përgjegjës për të siguruar që marka të jetë në përputhje me reklamat dhe fushatat.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kërkimi dhe analizimi i tregut. Kryen hulumtime të tregut në mënyrë që të përditësohet me trendet e klientëve, si dhe bazat për të parashikuar tendencat e ardhshme.
  • Strategjitë e markës. Bazuar në udhëzimet e markës dhe analizat e tregut, zhvillon strategji të markave, plane të markave dhe mbikqyr fushatat e marketingut nëpër platformat e shtypit, transmetuese dhe online, për të siguruar që produktet dhe shërbimet të përmbushin pritshmërinë e klientëve dhe të ndërtojnë besueshmërinë e markave
  • Analizon dhe raporton suksesin e fushatave në mbështetje të markave (arritja e KPI, ROI)
  • Organizon aktivitete të tilla si hedhja në treg e produkteve, ekspozitat dhe fotosesionet në bazë të programeve vjetore nga marka të aprovuar në fillimin e vitit. Mbikqyrja e reklamimit, dizajni të produktit dhe format e tjera të marketingut për të ruajtur qëndrueshmërinë e markës, duke mbështetur menaxherët lokal të marketingut dhe tregut.
  • Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve;

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë ekonomik, marketing ose në një nga fushat e ngjashme.
  • Të paktën 4 vite eksperiencë pune në pozicionin Brand Marketing (preferohet në Industrinë FMCG.)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi ne gjuhën italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Microsoft Office
  • Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.
  • Aftësi të provuara në menaxhimin e buxhetit
  • Leje drejtimi mjeti kategoria B

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al
 
Back
Top