• Mat, ofroj vend pune Laborant - Kimist

Mat
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Buqlize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i seleksionimit Klos.

Pozicioni: Laborant/Kimist
Departmenti: Departamenti i Kontrollit dhe Cilesise
Vendodhja: Uzina e Ferrokromit Burrel

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Kryerja e analizave kimike analitike dhe instrumentale te lendeve te para, lendeve ndihmese, produkteve te ndermjetme dhe produkteve perfundimtare ne Laboratorik Kimik te Uzines se Ferrokromit Burrel

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  1. Pergatija e reagenteve dhe solucioneve te reagenteve kimike ne perputhje me procedurat standarte te punes si dhe metodikat standarde te testimit dhe analizimit.
  2. Pergatija e kampioneve per analize kimike ne perputhje me procedurat standarte te punes si dhe metodikat standarde te testimit dhe analizimit.
  3. Kryerja e testeve dhe analizave kimike per percaktimin e perberjes kimike te kampioneve te ndryshme per analize me metodat klasike te analizes kimike sasiore dhe cilesore si:
Gravimetri, Volumetri/Titrimetri, Pemanganometri, Potenciometri, Spektrometri etj

  1. Kryerja e testeve dhe analizave kimike instrumentale duke perdorur instrumenta laboratorike si pH meter, Spektrofotometer, Potenciometer, Spektrometer, absorbimi atomik etj.
  2. Rregjistrimi dhe raportimi i rezultateve tek supervizori i departamentit perkates.
  3. Zhvillimi, permiresimi dhe pershtatja e metodikave analitike si dhe teknikave laboratorike.
  4. Mirembajtja e ambjenteve, instrumenteve dhe paisjeve te laboratorit dhe zgjidhja e problematikave nga keq-funksionimi i mundshem i instrumenteve laboratorik.
  5. Vleresimi dhe garantimi i perpuethshmerise me Rregulloren e Sigurimit Teknik ne pune si dhe procedurave standarde te punes.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë ne njeren prej degeve te Shkencave Natyrore, perparesi dega e Kimise dhe Inxhinierise Kimike, në institucione të akredituara të Arsimit të Lartë.
  • Te kete kryer trajnime ne laboratore e kimise analitike dhe kimise instrumentale.
  • Njohuri ne perdorimin MS Office.
  • Njohuri per laboratoret e kimise Analitike per testimin dhe analizimin e materialeve per percaktimin e perberjes kimike.
  • Njohuri ne hartimin e raporteve dhe raportimin e rezultateve.
  • Njohuri ne interpretimin dhe analizimin e informacionit dhe raporteve.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;

Aftësi:


  • Të njohe dhe te zotërojë gjuhën angleze,
  • Të zotërojë mirë programet bazë të komjuterit si ato te paketës Microsoft Office
  • Aftësi të kuptoje dhe interpretojë rezultatet dhe dokumentacionin teknik te paisjeve laboratorike, Rregulloren e Sigurimit, instruksionet dhe procedurat operacionale.
  • Të ketë aftësi komunikuese të mira dhe aftesi të punës në grup.
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të Detajuar dhe fotokopje te dokumentacioni qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj ne keto adresa:


  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Shqiperi.
  • Email ne adresen: hr@albchrome.al

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 15 Shtator 2021.
“Te gjitha aplikimet do te trjtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”
 


Apply
Back
Top