• Tirane, kerkohet Arkitekt/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i suksesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Arkitekt/e. Nëse po kërkoni një skuadër sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Kandidati duhet të plotesojë këto kritere:​

  • Të studiojë në detaj çdo projekt sipas çdo specifikimi përkatës
  • Të ketë aftësi të mira në vizatim dhe aftësi për të punuar në 3D
  • Të jetë kreativ
  • Të bashkëpunojë me pjestarët e tjerë të grupit
  • Të jetë detajist dhe të ketë sy kritik
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe organizuese
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe në të shkruar
  • Të ketë një qasje logjike, analitike dhe krijuese për zgjidhjen e problemeve



Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të ketë përfudnuar studimet për Arkitekturë
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme mbi 2 vjet
  • Njohuri shumë të mira në programe si AutoCAD, 2D, 3D, Sketchup, Revit, etj
  • Të përgatisë dhe të prezantojë propozime të projetit klientëve
  • Të këshillojë klientët
  • Të vizatojë hollësisht projektet
  • Të negociojë me kontraktorët dhe profesionistët e tjerë
  • Të marrë pjesë në takimet me klientët
  • Të merret me problemet që mund të dalin gjatë ndërtimit

Të interesuarit janë të lutur të paraqesin CV-në e tyre në adresën e email-it: info@inovess.al
 


Apply
Back
Top