• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Ndërtimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Shoqëria "GR Albania" sh.p.k, e profilizuar në konsulencë inxhinerike dhe mjedisore, projektimin industrial dhe energjetik, planifikimin urban dhe zgjidhjeve të tjera inxhinierike, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier/e Ndërtimi me kohë të plotë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti/aplikantja:

  1. Të ketë mbaruar studimet në degën “Inxhinieri Ndërtimi”.
  2. Të ketë njohuri të avancuara në programet kompjuterike si Autocad, etj.
  3. Të ketë aftësi organizimi dhe menaxherie të projektit.
  4. Të ketë eksperiencë në projektim dhe zbatim (objekte banimi, shërbimi, infrastrukture etj.)
  5. Të ketë minimumi 10 vite eksperiencë pune në këtë fushë.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat e punës që do të përmbushë:

  1. Mbajtja e te gjithë dokumentacionit për zbatimin e projektit.
  2. Përpunimi i detajeve të projektit të zbatimit.
  3. Përgatitja e vizatimeve për Gërmim dhe Mbushje.
  4. Detajimi i projektit në bashkëpunim me të gjitha palët pjesëmarrëse.
  5. Kontrolli i zbatimit të projektit dhe koordinimi me nënkontraktorët.

Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë:
1. CV të detajuar
2. Portfolio me punët më të mira (nëse ka)
në adresën burimetnjerezore@gralbania.com deri më 31.01.2022


Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

GR Albania ju uron suksese!
 


Apply
Back
Top