• Tirane, ofroj vend pune Junior Auditor/Consultant

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania VEGA Sh.p.k ,lider në Ndërtim dhe Industrinë Ndërtimore ,për nevojat e saj shpall pozicionin e lirë të punës

Junior Auditor/Consultant

Detyrat:

  • Teston kontrollet e brendshme dhe llogaritë e bilancit.
  • Kontrollon dokumentacionin fizik dhe përputhshmërinë e plotësimit të tij, regjistrimit, me parimet e përgjithshme të kontabilitetit.
  • Zhvillon procedurat substanciale në mënyrë automone.
  • Dokumenton gjetjet e auditimit.
  • Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme.
  • Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe i komunikon ato bashkë me rekomandimet përkatese në nivelet e duhura, përfshirë Asamblenë e Ortakëve.
  • Zhvillon analiza kërkimore mbi investime potenciale, ndihmon në hartimin e studimeve të fizibilitetit, planeve të biznesit, parashikimit të pasqyrave financiare dhe projekt buxheteve.
  • Përpunon të dhëna sasiore dhe cilësore dhe jep opinion mbi optimizimin e aseteve të shoqërisë duke mbështetur opinionin nëpërmjet metodave empirike, ex ante dhe sipas praktikave më të mira.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e projekteve të reja dhe aplikimin për financim.
  • Zhvillon detyra të tjera të caktuara drejtpërdrejtë nga Drejtori i Departamentit dhe/ose Asambleja e Ortakëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Financë/Kontabilitet/Auditim.
  • Të zotërojë njohuri të standardeve dhe manualeve të auditimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të identifikimit të operacioneve, risqeve dhe kontrolleve të brendshme.
  • Të jetë i orientuar drejt detajeve; të ketë aftësi analitike, organizative, dhe kërkimore.
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gramatikës së gjuhës shqipe, dhe i përgatitjes së dokumenteve zyrtare.
  • Të ketë integritet të lartë, etike profesionale dhe konfidencialitet.
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer paketën office.
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze (preferencë edhe për gjuhën turke).
  • Preferohet me eksperiencë në Big 4 (Deloitte, KPMG, PWC, EY), ose Kontrollin e Lartë të Shtetit.
  • Eksperience 1-2 vjet
Ofrohet

Kushte të mira pune
Pagesë e kënaqshme

Të gjithë të interesuarit të paraqesin CV e tyre pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore në emailin hr@vega.al
 


Apply
Back
Top