• Ekonomist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i Punës: Të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit,
kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit të kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
  • Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
  • Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
  • Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
  • Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi.
  • Mban marrëdheniet me furnitoret dhe klientët
Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Të njohë shumë mirë programin Alpha Web, Navision
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
  • Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program proçesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
Ju lutem të dërgoni CV-në adresën tone elektronike : info@baumarket.al

 


Apply
Back
Top