• Tirane, ofroj vend pune part time Amvise

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet,
te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve.

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi fillon implementimin e nje projekti te ri “Mbeshtetja e te miturve te kthyer / te pashoqeruar ne Shqiperi”,
ne bashkepunim te ngushte me Rrjetin Evropian te Kthimit dhe Riintegrimit (ERRIN), Agjencine per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve.
Qellimi i pergjithshem i projektit eshte sigurimi i nje qendre kujdespritese per femijet / te rinjte shqiptare te riatdhesuar / te pashoqeruar ne Republiken e Shqiperise ne te cilen ata do te mbeshteten me respekt dhe siguri gjate qendrimit te tyre.
Kohezgjatja e projektit deri ne 31 Maj 2022.
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, kerkon te punesoje nje person ne pozicionin Amvise (part – time)

Detyrat Kryesore:

  • Përgatit ushqimet sipas menusë ditore të miratuar më parë nga koordinatori i qendrës,
  • Shpërndan në kohë ushqimin duke respektuar orarin e ushqimit dhe etikën e servirjes,
  • Kujdeset të ruajë kampionet e ushqimeve të përgatitura për 24 orë,
  • Zbaton rigorozisht proçedurat e larjes së enëve,
  • Njeh dhe zbaton politikat e mbrojtjes së fëmijëve
Profili per pozicionin Amvise

  • Te kete mbaruar Shkollen e mesme.
  • Te kete eksperience ne fushen e gatimit.
  • Te kete njohuri ne pregatitjen e menuve ditore dhe javore.
  • Aftesi shume te mira komunikuese.
Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin brenda dates 20.01.2022 ne adresen hr@soskd.org.al nje Curriculum Vitae.
Vetem aplikantet e perzgjedhur, do te kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top