Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale
dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Teknik Elektrik
Elektricisti është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave, në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë së CCBS.
Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes të përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit.
Përgjegjësitë kryesore:
Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmëse në fillim të çdo turni.
Ekzaminim i difekteve gjatë procesit prodhues dhe ndërhyrje për riparimin e menjëhershëm.
Plotësim i formularit të nderhyrjes pas mbylljes së difektit.
Ekzekutim i programit të mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
Kryerje të kontrollit të pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diploma e Shkollës së Mesme Profesionale, dega Elektrike; ka avantazh Diploma e Shkollës së Lartë në Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
Minimum 6-12 muaj eksperiencë në mirembajtjen e linjave të prodhimit, preferohet në industri pijesh.
Njohuri për përdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi difektet dhe riparimin e tyre në kohë.
Njohuri të mira të procesit dhe të linjave.
Njohja dhe përdorimi i manualeve të makinerive.
Njohja e rregullave të sigurimit teknik dhe GMP (good production method).
Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve softëare teknike.
Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës
dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.