• Mane TCI, kerkohet Inxhinier/e Zyre

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier/e Zyre
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit dhe në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Detyra të zbatimit

  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Suporton në përgatitjen e situacioneve mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor;
  • Është përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
  • Është përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
  • Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore
  • si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;

  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga MD/PM;


  • Detyra administrative të Burimeve Njerëzore

  • Përgatitja e orëve përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgimi i prezencës së stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidentimi i lejeve vjetore të stafit, mungesave ditore, raporte etj.;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikimi i nevojave në kantier, hartimi i urdhër-kërkesave dhe ndjekja e miradministrimit të shpërndarjes së kancelarive;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi ose Mjedisi

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000577001/Inxhinier-e-Zyre?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 06/09/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top