• Tirane, ofroj vend pune Ndihmes Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Titulli:
Nd/Magazinier
Departamenti:
Warehouse/Logistics

Elektromagjia shpk me eksperiencë mbi 18vjet si lider në tregun shqiptar të elektroshtëpiakeve superiore është përfaqësues zyrtar i markave Miele, Teka dhe VOX Electronics.
Klientët tanë e shohin investimin në pajisjet elektroshtëpiake si investim në cilësinë e mënyrës së jetesës.
Kompania është në rritje dhe kërkesat për rekrutim stafi janë në shtim të vazhdueshëm.

Qellimi: Të kryej ngarkim,shkarkim,amballazhim dhe lëvizjen e mallit në magazinë sipas udhëzimeve.
Detyrat dhe Përgjegjesitë:

  • Shkarkon mallrat duke i vendosur të ndara, me saktësi nëper paletat përkatese të ndara;
  • Kontrollon sasinë dhe cilesinë e mallrave që hyjnë dhe dalin nga magazina bashkë me përgjegjësin e magazinës;
  • Ngarkon mallrat që janë për të dalë nga magazina;
  • Përgatit porositë dhe kujdeset për mosdëmtimin e mallit bashkë me përgjegjësin e magazinës;
  • Raporton për parregullsi që vë re gjatë punës te përgjegjësi i magazinës;
  • Grumbullon,ambalazhon dhe përgatit me kujdes mallrat nëpër paleta sipas porosive;
  • Perdorë pajisjet e duhura mbrojtëse;
  • Njeh dhe sistemon mallrat në magazinë;
  • Mban paster dhe sistemuar ambjentin e punës.

Kandidati duhet të plotesoj kriteret e mëposhteme:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

  • Të jetë I aftë të kryej punë fizike;
  • Të jetë fleksibël me oraret;
  • Të jetë I aftë të punoj në grup dhe të ketë aftesi shumë të mira organizative;
  • Preferohet të njoh përdorimin e pirunit.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojne CV-te në adresën [B]hr@elektromagjia.com[/B].
Aplikimet do të pranohen deri në datën 5 Shtator 2021.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimt do të trajtohen me konfidencialitet në bazë të ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr,48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
clip_image002.png

ekbL4vIgAAAABJRU5ErkJggg==


Cel. : hr@elektromagjia.com
 


Apply
Back
Top