• Mane TCI, Kerkon Arkitekt Zbatimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Arkitekt Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Zbatimit ka njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, programon proceset dhe kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Ndjek projektet në terren:
  • Dokumenton gjithë ecurinë e projektit të zbatimit në rend kronologjik për të gjitha ndryshimet dhe azhurnimet e aplikuara në projekt;
  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit;
  • Koordinon dhe zbaton projektin;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit në kohë paketat tenderuese sipas afateve të grafikut të departamentit të prokurimeve;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore, detajet dhe specifikimet teknike për t’i përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Herë pas here kryen edhe plotësime;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve dhe në koordinim me disiplinat e tjera të projektit;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Njihet me zbatimin, projektin në terren, si dhe strukturën e kompanisë në tërësi;
  • Njihet me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njihet me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Përpilon planimetritë e zbatimit të punimeve të rifiniturës, sipas udhëzimeve të eprorëve;
  • Zbërthen dhe vization detajet tip;
  • Vizaton elemente të ndryshme të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës, në lidhje me ecurinë e klientëve;
  • Harton raporte periodike;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në programin e studimit Arkitekturë, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 7 vite eksperiencë si në fushën e projektimit ashtu edhe të zbatimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Përdorimi i shkëlqyer i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, me përparësi do të ishin edhe programet 3D të renderizimit dhe programe te avancuara (BIM) si Revit etj.;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër-personale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.);

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000570100/Arkitekt-Zbatimi?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 31/08/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top