• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Blerjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Menaxher/e Blerjesh.

Qëllimi i Pozicionit:
Menaxheri i blerjes, është përgjegjës për marrëdhëniet me furnitorët dhe nevojat e kompanisë për blerje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikon, udhëheq dhe koordinon aktivitetet e blerjes sipas nevojave të kompanisë
  • Bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes.
  • Analizon me kujdes referencat e çdo furnitori të mundshëm;
  • Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave të shitjes;
  • Analizon stokun e kompanisë;
  • Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe çdo informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
  • Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
  • Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
  • Protokollon blerjet në kohë dhe me saktësi;
  • Përgatit dhe mban të dhëna për të gjithë furnitorë dhe nënkontraktorët.
  • Te nisi raportet ditore apo sa here I kerkohen nga eproret;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe kolegët;
  • Mirëmban ambientin e punës;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në përshkrimin e punës, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.


Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë, në degët ekonomik, menaxhim, marketing
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion ose pozicione të ngjashme.
Trajnime: Kualifikime në fushën e mënaxhimit të blerjeve (përbën avantazh)
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në retail, kompani arredimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
  • Të gatshëm për të mësuar vazhdimisht dhe per t'i parë proçeset në detaje;
  • Aftësi efektive ne kompjuter, ne programet MS Office, finance 5.
  • Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi efektive organizuese, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht dhe aftësi për tu orientuar në detaje
  • I pajisur me leje të vlefshme drejtimi për automjete


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top