• Vlore, ofroj vend pune Asistent Zyre

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicion Vakant

Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Asistent Zyre
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)

Përmbledhja e Pozicionit:
Asistenti i Zyrës është pika e parë e kontaktit për kompaninë. Ai/Ajo duhet të jetë në gjendje të sigurojë funksionim të zyrës dhe të ndihmojë në përmirësimin e procedurave të kompanisë dhe funksionimin e përditshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përshëndet dhe mirëpret vizitorët/klientët;
  • Drejton vizitorët/klientët tek personat dhe zyrat përkatëse;
  • U përgjigjet telefonatave;
  • Merr, rendit dhe shpërndan postën/dërgesat ditore;
  • Monitoron dhe mirëmban inventarin e furnizimeve të zyrës dhe delegon porosite tek personi përgjegjës;
  • Trajton pyetjet dhe ankesat e klientëve/partnerëve;
  • Mban një mjedis pune të pastër dhe të sigurt;
  • Mirëmban gjendjen e zyrës, reagon, vepron dhe delegon punën tek personat përgjegjës kur ka problematika;
  • Bashkëpunon dhe suporton B.NJ. për të përditësuar dhe mbajtur politikat e zyrës sipas nevojës;
  • Koordinon me departamentin e IT-së për të gjitha pajisjet e zyrës;
  • Sigurohet që të gjithë artikujt të faturohen dhe paguhen në kohë duke dërguar faturat dhe Urdhër-Kërkesat pranë B.Nj.;
  • Ndjek procesin e prezantimit të punonjësve të rinj me punonjësit ne kompani;
  • Adreson pyetjet e punonjësve në lidhje me çështjet e menaxhimit të zyrës (p.sh. pajisjet, rezervimi i sallës së mbledhjeve dhe organizimet e udhëtimeve);
  • Menaxhon rezervimin e sallës së mbledhjeve për stafin dhe klientët;
  • Merr pjesë në takime dhe regjistron procesverbalet e takimit sipas nevojës;
  • Koordinon udhëtimet/ transportin/ akomodimin e stafit kur është e nevojshme;
  • Ruan protokollin e kompanisë, paraqet të gjithë dokumentacionin dhe mirëmban arkivin;
  • Suporton për mbajtjen e lejeve te ndryshme, raporteve mjekësore te stafit operacional në plotësimin e formularëve përkatës dhe i dergon ato në zyrën qendrore;
  • Suporton B.Nj. në lidhje me informacionin ditor të paraqitjes në punë të punonjësve;
  • Përgjegjës për mbajtjen e një listë-prezence për stafin kur ka problematika ne vend-punime.

Edukimi:
Diplomë Bachelor në Biznes.

Eksperiencë Pune:
Eksperiencë të mëparshme pune si Menaxher Zyre, Front Office Menaxher ose Asistent Administrativ.

Aftësi të tjera:

  • Eksperience në Microsoft Office (MS Excel dhe MS Outlook, në veçanti) dhe te jete në gjendje të trajtojë me saktësi detyrat administrative;
  • Njohuri mbi përgjegjësitë, sistemet dhe procedurat e administratorit të zyrës;
  • Përvojë praktike me pajisjet e zyrës (p.sh. makinat e faksit dhe printerët);
  • Vëmendje të madhe ndaj detajeve, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe komunikimit verbal/me shkrim në Shqip dhe Anglisht;
  • Aftësi të forta organizative dhe planifikuese në një mjedis dinamik;
  • Aftësi krijuese për të sugjeruar përmirësime;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Multitasking dhe aftësi në menaxhimin e kohës dhe vendosjen e përparësive;
  • Fleksibilitet për të përmbushur prioritetet dhe sfidat që ndryshojnë vazhdimisht.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Asistent Zyre.
Afati i dorëzimit: 05/09/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top