• Tirane, ofroj vend pune inxhinier ndertimi dhe zbatimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria "Agbes Construksion" shpk është një nga kompanitë më të mëdha në fushën e ndërtimit të rrugëve ,ujësjellësave, veprave të artit, godinave civile dhe industriale. Gjatë eksperiencës 20 vjecare, Agbes Construksion ka zbatuar me sukses një sërë projektesh të rëndësishme publike dhe private. Së fundmi, si pasojë e rritjes së volumit të punës dhe marrjes së projekteve të reja për zbatim, kompania kërkon të zgjerojë stafin e vet me:
  • Inxhinier/e ndërtimi për zyrat , Tiranë
  • Inxhinier zbatimi
Detyrat
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash,ditare etj
  • Interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin e punës
  • Garanton marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes
  • Siguron që ekipi i punës të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisë dhe standardet e industrisë.
  • Kryen monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të ndertimit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët nën përgjegjësinë e tij, të zbatohen në përputhje me standardet e cilësisë
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brenda procedurave të miratuara.
  • Raporton tek eprori i vet.
Kualifikimet:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (preferohet profili strukturist ose inxhinieri e përgjithëshme)
  • Eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet si Inxhinier Ndërtimi (preferohet ndërtim i godinave civile dhe industriale)
  • Të zotërojë programin AUTOCAD dhe Paketen Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
Aplikantët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyrenë adresen e emailit: info@agbesconstruction.al
 


Apply
Back
Top