• Kerkohet Architect Coordinator

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Architect Coordinator
Departamenti: Arkitekturë dhe Projektim
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Architect Coordinator ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, koordinon arkitektët përpunues, projektuesit e disiplinave të tjera brenda ose jashtë kompanisë, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit;
  • Harton detyrat e projektimit, relacionet teknike dhe specifikimet teknike për projektin arkitektonik;
  • Përgatit kërkesat/detyrën e projektimit për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtorë të jashtëm;
  • Koordinon procesin edhe për disiplinat e tjera;
  • I jep Departamentit të Prokurimeve informacionin e nevojshëm për tenderim;
  • Është përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave;
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e Investitorit dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;
  • Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën si dhe ndërtesat përreth;
  • Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit përpunues të projekteve;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë brenda ose jashtë kompanisë;
  • Koordinon punën e projektuesve të disiplinave të tjera të përfshirë në projekt;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e dosjes së plotë të projekteve për Leje Ndërtimi;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve të kostos për projekte të reja;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
  • Koordinon, me drejtuesit e ekipeve, punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Analizon kërkesat e klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
  • Ofron shërbime të ndryshme para projektuese të cilat mund të përfshijnë kryerjen e fizibilitetit dhe studimeve të ndikimit në mjedis, duke zgjedhur kantierin ose duke specifikuar kërkesat e projektimit;
  • Merr pjesë në përgatitjen e paketave të tenderimit dhe kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit;
  • Njihet me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Koordinon dhe jep informacionet e nevojshme tek Departamenti i Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimeve;
  • Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në programin e studimit Arkitekturë, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 7 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Aftësi kreative në projektim;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...50001/Architect-Coordinator?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 19/08/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top