• Tirane, kerkohet jurist

Studio Ligjore "ÇELIKU" kërkon të përzgjedhë një jurist/e, për një shoqëri tregtare bashkëpunëtore, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj ofrimin e konsulencës juridike ndaj të tretëve në fusha të ndryshme, të tilla si: korporatat, shoqëritë tregtare, taksat, bashkime/përthithje shoqërish tregtare, prokurimet publike, koncesionet dhe privatizimet, pronësia intelektuale dhe të drejtat e autorit, ndërmjetësimi tregtar dhe i kontratave, investimet, zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe tregjeve financiare, telekomunikacioni, teknologjia, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Detyra kryesore e juristit dhe përgjegjësitë e tij konsistojnë në ofrimin e konsulencës juridike të vazhdueshme dhe asistimi i klientëve të shoqërisë në çështje të ndryshme ligjore të lidhura me veprimtarinë e tyre tregtare; Në kuadër të konsulencës, juristi vazhdimisht:
- ndërmjetëson, negocion dhe përpilon kontrata apo marrëveshjeve të ndryshme tregtare;
- studion dokumentacionin dhe ofron këshilla dhe zgjidhje konkrete ligjore;
- përgatit memorie ligjore, në të cilat analizohen problematikat e shtruara nga klientët dhe zgjidhjet ligjore të ofruara në raport me studimin e legjislacionit përkatës kombëtar dhe/ose ndërkombëtar;
- realizon detyra të tjera specifike në varësi të çështjes apo problematikës që i kërkohet për të dhënë konsulencë dhe në kuadër të ofrimit të zgjidhjeve ligjore më të favorshme.

Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Bachelor në drejtësi dhe diplomë të nivelit master në të drejtë civile, të drejtë biznesi ose të drejtë publike;
- 5 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme juristi apo këshilltari ligjor në shoqëri tregtare, institucione publike, etj;
- Zotërimi i gjuhës angleze (përparësi do të kenë kandidatët që kanë njohuri të mira edhe në një apo disa gjuhë të tjera të Bashkimit Europian);
- Njohuri shumë të mira në disa prej fushave të konsulencës që ofron shoqëria;
- Njohuri shumë të mira kompiuterike;
- Gatishmëri për të punuar si në zyrë, ashtu edhe jashtë zyre;

Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit, deri në datën 8 nëntor 2021, në adresën e emailit: studioceliku@outlook.com
 


Apply
Back
Top