• Tirane, ofroj vend pune Teknik Gjelbërimi

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të BALFIN Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Teknik Gjelbërimi
Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
Vendodhja: Tiranë


Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Të raportoj çdo javë tek Agronomi për ecurinë e punës, nevoja apo probleme që mund të hasen apo gjendjen e pajisjeve të punës dhe metarialeve.
  • Të kryejë çdo ditë detyrat e caktuara si dhe të jetë korrekt me veshjen e uniformës, rrespektimin e orareve të punës dhe plotesimin e listëprezencës
  • Të bëjë planifikimin e punës për hapësirat e gjelbëra dhe të raportojë për dijeni tek Agronomi
  • Pastrim i territorit të gjelbër nga mbeturinat çdo dite.
  • Vaditja e barit gjatë periudhës së Verës-Vjeshtës.
  • Korrja e barit me makinë sipas nevojave.
  • Kontrolli periodik i luleve, gjelbërimit dekorativ & pemëve brenda njësisë, pastrimi nga mbeturinat e thata etj si dhe vaditja e tyre.
  • Vaditja e bimeve në vazo dhe mirëmbajtja e tyre.
  • Raportim tek supervziori (Agronomi) në rast të evidentimit të problemeve të gjelbërimit në njësi.
  • Kryerja e shërbimeve & mirëmbajta e bimësisë duke zbatuar planit vjetor të punes sipas sezoneve të caktuara.

Kërkesa dhe kualifikime:


  • Të ketë kualifikime përkatëse ne këtë fushë dhe një experiencë pune jo më pak se 3 vite.
  • Preferohet te kete kryer studime në degën e Agronomisë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni elektonikisht CV-n tuaj në adresën e-mail: hr@acrem.al
Për dorëzim të CV-ve mund të paraqiteni në TEG pranë pikës së informacionit kati 0.

Mbyllja e aplikimeve në dt. 01.10.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top