• Durres, ofroj vend pune Kontabiliste



Studio kontabiliteti “ Nexum AL shpk” aktualisht është duke rekrutuar Specialistë Finance/Kontabilistë.



Përgjegjësitë kryesore:



  • Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes
  • Regjistrimi i veprimeve te bankave dhe arkës
  • Kontabilizime të pagave
  • Rakordime periodike të furnitorëve/klientëve/llogarive të ndryshme kontabël
  • Detyra të tjera që i caktohen
  • Kontabilitet analitik


Kërkesat minimale:




  • Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet
  • Të zotërojë gjuhën italiane është kusht i domosdoshëm
  • Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat
  • Të jetë etik në marrëdhenie me kolegët
  • Njohuri të mira të paketes Office
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
  • Pjekuria, profesionalizmi dhe niveli i lartë i diskrecionit
Kane perparesi kandidatet qe kane eksperience ne programet:

  • Zucchetti Ago Infinity
  • ESA
  • Navision
  • SAP /S 4 HANA
Vendndodhja e punës: L.3, Rr.Hamdi Troplini, Durrës
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: s.keci@nexumal.com
 


Apply
Back
Top