• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Marketingu

Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon Menaxher/e Marketingu me karakteristikat si më poshtë:

  • Te kete arsimin e larte preferohet në fushën e Marketing, Menaxhim, Graphic Design apo fusha te ngjashme
  • Të ketë eksperiencë pune +3 vjeçare në fushën e Marketingut, preferohet eksperienca ne struktura spitalore.
  • Të ketë eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Të ketë eksperiencë në krijimin dhe zbatimin e strategjive dhe fushatave të marketingut.
  • Të ketë eksperiencë në pregaditjen e materialeve promovuese te ndryshme ne varesi te fushatave dhe nevojave tedepartamentit.
  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • Aftesi te mira bashkepunimi dhe pune ne grup.
  • Të jetë njohës/e i/e gjuhes Italiane dhe angleze
Kandidatët aplikues, deri në datën 31 gusht 2021, duhet të nisin në adresën elektronike a.hasa@salus.al duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
 


Apply
Back
Top