• Supervizor Recepsioni - Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Pozicion Vakant

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Supervizor Recepsioni
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)

Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori i Recepsionit është përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të dhënies së vilave me qira dhe për shërbimet e ndryshme qe ofron resorti.
Supervizori është përgjegjës për ruajtjen e një mjedisi profesional në punë, të përqendruar në shërbimin cilësor të klientëve, mbikëqyrjen e stafit dhe funksionet e alokuara financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mbikëqyr menaxhimin e përditshëm të portofolit të vilave me qira duke përfshirë recepsionistët, shoqëruesit, stafin operacional , inventarin e vilave dhe zgjidh të gjithë tipat e konflikteve dhe / ose shitjet, kërkesat e mysafirëve, preferencat dhe / ose nevojat;
  • Drejton, orienton dhe motivon stafin;
  • Inventarizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha vilat e dhëna me qira dhe vilat e rezidentëve nën programin e qirasë, pajisjeve, mobilimit, etj.;
  • Përgjegjës për transaksionet financiare dhe menaxhimin e parasë ‘cash’;
  • Koordinon shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit me departamentet përkatëse për të siguruar në kohë shërbimin ndaj klientëve/rezidentëve;
  • Përgjegjës për drejtimin dhe trajnimin e stafit të recepsionit, sigurohet që ata mbështesin klientët duke i siguruar cilësi të lartë të shërbimit;
  • Vepron si një drejtues duke dhënë hapin e parë të mbështetjes për shërbimet e nevojshme në resort;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare ditore të të gjithë aktivitetit;
  • Mbikëqyr ngarkesën e punës dhe orarin e stafit, cakton detyra dhe përgjegjësi sipas nevojës për të përmbushur nevojat operacionale ndaj klientëve/rezidentëve;
  • Mban një databazë të organizuar dhe gjithëpërfshirës të regjistrimit të statusit të vilave/apartamenteve sipas datave të rezervuara;
  • Përgatit dhe dorëzon në kohë raportet e kërkuara të performancës në lidhje me recepsionin;
  • Informon stafin rregullisht, realizon takime për të identifikuar problematikat dhe për t’iu dhënë zgjidhje;
  • Sigurohet që i gjithë stafi është i azhurnuar dhe njeh procedurat;
  • Sigurohet që të gjithë punonjësit e recepsionit janë të trajnuar mirë për të gjitha politikat dhe procedurat e sigurisë dhe emergjencës, të gatshëm për të ndërmarrë veprime dhe për të drejtuar nëse paraqitet nevoja.
Eksperiencat e punës:
  • Preferohet të ketë 1-2 vjet eksperiencë pune në hotele & resorte, me përvojë si mbikëqyrës në recepsion.
  • Preferohet të ketë diplomë në menaxhim, hoteleri ose në ‘hospitality’.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi, dëshirë për të udhëhequr dhe trajnuar një ekip duke ruajtur harmoninë në zyrë dhe motivimin.
  • Aftësia për të trajtuar problemet në një mënyrë sa më profesionale.
  • Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe është i/e vëmendshëm ndaj detajeve.
  • I/e gatshëm/e dhe i aftë për të punuar me turne.
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të vizitorëve.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe jo verbal.
  • Aftësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar i pavarur.
  • Njohuri te sistemit Opera (përbën avantazh).
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Supervizor Recepsioni.
Afati i dorëzimit: 31/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top