Supervizor Recepsioni - Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)
- Dhermi - Palase
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Pozicioni: Supervizor Recepsioni
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Palasë / Vlorë (Green Coast Resort)
Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori i Recepsionit është përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të dhënies së vilave me qira dhe për shërbimet e ndryshme qe ofron resorti.
Supervizori është përgjegjës për ruajtjen e një mjedisi profesional në punë, të përqendruar në shërbimin cilësor të klientëve, mbikëqyrjen e stafit dhe funksionet e alokuara financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Supervizor Recepsioni.
Afati i dorëzimit: 31/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Mbikëqyr menaxhimin e përditshëm të portofolit të vilave me qira duke përfshirë recepsionistët, shoqëruesit, stafin operacional , inventarin e vilave dhe zgjidh të gjithë tipat e konflikteve dhe / ose shitjet, kërkesat e mysafirëve, preferencat dhe / ose nevojat;
- Drejton, orienton dhe motivon stafin;
- Inventarizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha vilat e dhëna me qira dhe vilat e rezidentëve nën programin e qirasë, pajisjeve, mobilimit, etj.;
- Përgjegjës për transaksionet financiare dhe menaxhimin e parasë ‘cash’;
- Koordinon shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit me departamentet përkatëse për të siguruar në kohë shërbimin ndaj klientëve/rezidentëve;
- Përgjegjës për drejtimin dhe trajnimin e stafit të recepsionit, sigurohet që ata mbështesin klientët duke i siguruar cilësi të lartë të shërbimit;
- Vepron si një drejtues duke dhënë hapin e parë të mbështetjes për shërbimet e nevojshme në resort;
- Përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare ditore të të gjithë aktivitetit;
- Mbikëqyr ngarkesën e punës dhe orarin e stafit, cakton detyra dhe përgjegjësi sipas nevojës për të përmbushur nevojat operacionale ndaj klientëve/rezidentëve;
- Mban një databazë të organizuar dhe gjithëpërfshirës të regjistrimit të statusit të vilave/apartamenteve sipas datave të rezervuara;
- Përgatit dhe dorëzon në kohë raportet e kërkuara të performancës në lidhje me recepsionin;
- Informon stafin rregullisht, realizon takime për të identifikuar problematikat dhe për t’iu dhënë zgjidhje;
- Sigurohet që i gjithë stafi është i azhurnuar dhe njeh procedurat;
- Sigurohet që të gjithë punonjësit e recepsionit janë të trajnuar mirë për të gjitha politikat dhe procedurat e sigurisë dhe emergjencës, të gatshëm për të ndërmarrë veprime dhe për të drejtuar nëse paraqitet nevoja.
- Preferohet të ketë 1-2 vjet eksperiencë pune në hotele & resorte, me përvojë si mbikëqyrës në recepsion.
- Preferohet të ketë diplomë në menaxhim, hoteleri ose në ‘hospitality’.
- Aftësi, dëshirë për të udhëhequr dhe trajnuar një ekip duke ruajtur harmoninë në zyrë dhe motivimin.
- Aftësia për të trajtuar problemet në një mënyrë sa më profesionale.
- Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe është i/e vëmendshëm ndaj detajeve.
- I/e gatshëm/e dhe i aftë për të punuar me turne.
- Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të vizitorëve.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe jo verbal.
- Aftësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve.
- Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar i pavarur.
- Njohuri te sistemit Opera (përbën avantazh).

Apply