• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Menaxher Shitjesh

Menaxheri i Shitjeve suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët

Detyrat:

  • Të hartoj dhe implementoj strategjinë e përgjithshme të shitjes në përputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar atë në plane mujore veprimi;
  • Të hartoj dhe monitoroj planin vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit;
  • Të hartoj buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;
  • Të përgatis politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Të prezantoj në mënyrë dinjitoze projektet e kompanisë dhe sherbimet në të gjithë aspektet e tyre;
  • Të përgatis periodikisht raportet mbi ecurine e sherbimeve
  • Të përgatis plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e klientit;
  • Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit në bashkëpunim me stafin qe punon tek dhenia e makinave me qira;
  • Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut dhe klientit potencial;
  • Të përgatis ofertat për hotelet, agjensite te ndryshme, si edhe të kryej takime me përfaqesuesit e e tyre për të marrë informacione, konsulencë për projektet e kompanisë;
  • Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
  • Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të paketave ofertuese;
  • Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet
  • Të miratoj ҫmimin final të shitjes/qiradhënies në përputhje me politikën e ҫmimeve të prezantuar dhe miratuar nga eprorët;
  • Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Të plotësoj raportin e klientëve dhe mjeteve informuese ne bashkëpunim me Departamentin e Dhenies se makinave me qira
  • Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
  • Të përgatis oponencën për elementet e funksionalitetit të projekteve;
  • Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e ecurise se sherbimit;
  • Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
  • Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
  • Të ruaj informacionin konfidencial;
  • Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast
Edukimi:

Të zotëroje diplomë Universitare ne fushën e Marketingut / Administrim Biznesit / te ngjashme

Kërkesat:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në ketë fushë
  • Aftësi të tjera:
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read).
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patente për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh
Kandidatët duhet të dergojne dokumentat :
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@first.al me subjekt “Menaxher shitjesh”.
Afati i dorëzimit: 10/08/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top