• Tirane, ofroj vend pune Shofer Personal/Stafi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Shofer Personal/Stafi.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është drejtimi i automjetit të administratorit ose të kompanisë për të kryer transportimin/lëvizjen e administratorit ose të stafit të kompanisë.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron shërbim transporti për administratorin ose stafin e kompanisë.
  • Ndjek sipas nevojës riparimet/shërbimet e makinave në serviset e përcaktuara
  • Mirëmban dhe furnizon me karburant automjetetet
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjetit dhe nëse konstaton defekte njofton eprorin e tij.
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:


  • Përvojë pune e provuar si Shofer
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të zotërojë lejedrejtimi të kategorisë B
  • I gatshëm të punojë jashtë orarit ose të lëvizë në qytete jashtë Tiranës nëse i kërkohet


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




Cel. : +355 68 208 1357
 


Apply WhatsApp
Back
Top