• Tirane, kerkohet Inxhinier/e Preventivues

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin:

Inxhinier/e Preventivues

Përshkrim i Përgjithshëm:

Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivlerësimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:


- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
- Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
- Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
- Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
- Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik që shërbejnë për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit.
- Rivlerëson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shqyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M.
- Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara.
- Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.


Kualifikimet dhe Aftësitë:

  1. Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  2. Të ketë punuar 5 vitet e fundit në fushën e aplikimeve për tendera.
  3. Përvojë pune mbi 10 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventivi.
  4. Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese.


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre në adresën e email-it: info.al@admc-usa.com
 


Apply
Back
Top