• Tirane, ofroj vend pune Punonjes ne Sherbimin e Emergjences - Psikolog

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Qyteti Studenti | Sauk
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
38lgvUlHIexdgAAAABJRU5ErkJggg==
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve.
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi fillon implementimin e nje projekti te ri “Mbeshtetja e te miturve te kthyer / te pashoqeruar ne Shqiperi”, ne bashkepunim te ngushte me Rrjetin Evropian te Kthimit dhe Riintegrimit (ERRIN), Agjencine per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve.
Qellimi i pergjithshem i projektit eshte sigurimi i nje qendre kujdespritese per femijet / te rinjte shqiptare te riatdhesuar / te pashoqeruar ne Republiken e Shqiperise ne te cilen ata do te mbeshteten me respekt dhe siguri gjate qendrimit te tyre.
Kohezgjatja e projektit deri ne 31 Maj 2022.
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, kerkon te punesoje nje person ne pozicionin Punonjes ne Sherbimin e Emergjences (Psikolog)
Detyrat Kryesore:
Siguron nje standard te larte te dhenies se kujdesit te perkohshem ne qender, dhe kontribuon ne krijimin e nje ambienti te kujdesshem, te sigurt, mbeshtetes dhe mikprites per dhe me femijet / te rinjte;
  • Trajton femijet / te rinjte ne qender me respekt dhe dinjitet ne çdo kohe.
  • Mbeshtet procesin e tranzicionit te te riut nga nje mjedis i meparshem jetese ne jete ne nje mjedis alternativ te kujdesit (qendra e kujdesit prites) deri ne procesin e ribashkimit ose riintegrimit me familjen e origjines / ose kujdes tjeter alternativ.
  • Kordinon punen me gjithe aktoret pjesemarres ne pritjen e femijes/ te riut dhe strehimin e tyre ne qender
  • Bazuar ne vleresimin e punonjesit social, merr ne konsiderate rastin e femijes/ te riut me qellim ofrimin e ndihmes ndaj tyre per arritjen efektive te zhvillimit dhe pershtatjes personale,
  • Mbledh informacione rreth perfituesit duke perdorur intervista, teknika vezhgimi dhe metoda te tjera vleresimi,
  • Zhvillon plane terapeutike dhe trajtimi duke u bazuar ne interesat, aftesite dhe nevojat, ne pershtatje edhe me kohen e ofrimit te sherbimit te emergjences dhe koheqendrimin e rastit ne kete sherbim,
  • Keshillon femijet / te rinjte duke i ndihmuar te kuptojne problemet, te vendosin objektivat dhe te zbatojne plane veprimi realiste,
  • Analizon te dhena si: shenimet gjate intervistes, rezultatet e testeve dhe manualet e referimit ne menyre qe te identifikoje simptomat dhe te diagnostikoje natyren e problemit te femijes / te riut
  • Zhvillon aktivitete psikosociale, per te kaluar nje kohe pozitive me perfituesit si dhe per te lehtesuar qendrimin e tyre ne qendren e emergjences.
  • Raporton ankesat dhe incidentet / aksidentet dhe i trajton ato duke ndjekur legjislacionin, procedurat dhe politikat e organizates
  • Se bashku me punonjesin per mbrojtjen e femijeve, siguron pjesemarrjen e te rinjve ne procesin e menaxhimit te rasteve dhe procese te tjera te rendesishme per te rinjte
  • Pergatit raportet e vleresimeve individuale per çdo rast, nivelin e rrezikut, dhe ecurine per gjithe kohen e qendrimit ne sherbim, menyren e zgjidhjes se problematikave te rasteve te paraqitur, mbeshtetur edhe ne bashkepunim me profesionistet e tjere ne sherbim,
  • Mban nje nivel te larte te konfidencialitetit dhe shkembim informacioni ne baze te legjislacionit vendas, GDPR dhe VKM nr. 111 per riatdhesimin e femijeve
  • Siguron mirembajtjen me cilesi te gjithe dokumenteve perkatese te rasteve qe ndjek dhe qendres
  • Puna eshte e organizuar ne 3 turne.
Profili per pozicionin Punonjes ne Sherbimin e Emergjences (Psikolog)
  • Diplome ne psikologji
  • Te kete eksperience pune ne sherbime emergjence / te kujdesit afat shkurter
  • Te njohe dhe zbatoje me profesionalizem legjislacionin per te Drejtat dhe Mbrojtjen e Femijes, Ligjin nr.18/2017 “ Per te Drejtat dhe Mbrojtjen e Femijes” dhe gjithe paketen shoqeruese te vendimeve te keshillit te ministrave, Rregulloren e brendshme, Politikat e Stafit, Politikat e Mbrojtjes se Femijeve, Konventen e te drejtave te Femijeve, Legjislacionin per masat kunder dhunes ne marredheniet familjare dhe çdo dokument tjeter per te cilin duhet te kete dijeni.
  • Te jete i/e gatshem te punoje me turne, sipas grafikut te miratuar dhe nevojave te sherbimit.
  • Aftesi shume te mira komunikuese
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe per te punuar ne grup.
  • Deshmi aftesie per drejtim automjeti
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin brenda dates 12.07.2021 ne adresen hr@soskd.org.al nje Curriculum Vitae dhe nje leter interesi.
Vetem aplikantet e perzgjedhur, do te kontaktohen per interviste.


4fuGQtEsFhDJQAAAAASUVORK5CYII=
 

Attachments

  • Njoftimi Punonjes per sherbimin e emergjencave Psikolog.docx
    140.2 KB · Views: 39


Apply
Back
Top