• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Specialist/e Marketingu

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Specialisti i Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut gjatë hartimit, përpilimit dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve për llojet e brendit të caktuar;
  • Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
  • Përgatitja dhe raportimi i buxheteve te marketingut te brendeve të cilat mbulon;
  • Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
  • Përgatitja dhe implementimi i objektivave të shitjes se bashku me menaxherin e brendit dhe menaxherin e marketingut;
  • Ndjekja e shifrave të shitjes dhe inicimi i projekteve për të rritur shitjet në bashkëpunim me ekipin hulumtues;
  • Të organizoj takimet marketing dhe ngjarjet marketing për projektet të cilat i mbulon;
  • Planifikimi i aktiviteteve BTL dhe ATL;
  • Përcjellja e konkurrencës;
  • Propozon pako të ndryshme promovuese, që do të nxisin rritjen e shitjeve te brendit;
  • Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
  • Të menaxhoj përfitimin e konsumatorëve te ri dhe mbajtjen e konsumatorëve ekzistues;
  • Bën përcaktimin e planit promovues duke u bazuar në nevojat e konsumatorëve dhe zhvillimet e tregut për brendet të cilat mbulon;
  • Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli i angazhuar sipas detyrës;
  • Konfirmon dhe kontrollon cilësinë e materialeve marketing dhe punëve të realizuara nga kompanitë e prodhimit të këtyre;

Kualifikimet:
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
  • Të ketë aftësi solide kompjuterike duke përfshirë programet MS Office, marketing software (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (Web analytics, Google Adwords etj.).
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësipër të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top