• Elbasan, ofroj vend pune Pergjegjesi i Sigurimit Teknik

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Buqlize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i seleksionimit Klos.

Pozicioni: Pergjegjes per Sigurine dhe Shendetin ne Pune - UFK Elbasan
Kontrata e punes: Pa afat
Departmenti: Administrata e Uzinës së Ferro Kromit Elbasan
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan


Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Inxhinieri i Sigurimit Teknik/Pergjegjesi per Sigurine dhe Shendetin ne pune raporton tek Kryeinxhinieri me funksion primar: sigurimin e ecurise normale te procesit të prodhimit ne UFK Elbasan.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Te njohe mire ligjet dhe udhezimet e qeverise ne lidhje me problemet e Sigurimit Teknik dhe mbrojtjes ne pune.
  • Te njohe dhe te kerkoje zbatimin e Rregullores se Sigurimit Teknik te Uzines.
  • Te kontrolloje ne menyre sistematike ne menyre qe te sigurohet qe e gjithe ecuria e punes ne uzine kryhet ne perputhje te plote me legjislacionin dhe rregulloren e manualet e Kompanise.
  • Pergjegjesi i Sigurimit Teknik ka per detyre te beje instruktimin fillestar per cdo person qe fillon pune ne uzine, si dhe instruktimin e punonjesve te subjekteve te trete qe kryejne aktivitet ne uzine.
  • Pergjegjesi i Sigurimit Teknik ka per detyre te kontrolloje instruktimin periodik te punonjesve ne cdo sektor apo reparte te Uzines.
  • Ushtron kontroll dhe delegon detyra ne te gjithe sektoret e Uzines, per zbatimin e Rregullores se Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes ne Pune.
  • Pergjegjesi i Sigurimit Teknik ka per detyre te kontrolloje cilesine e materialeve zjarr-duruese si dhe cilesine e muratimit te kovave te derdhjes me qellim qe te siguroje pune pa rrezik.
  • Pergjegjesi i Sigurimit Teknik pajis punonjesit e uzines me kartela personale te Sigurimit Teknik dhe ushtron kontroll per ruajtjen e tyre.
  • Merr pjese dhe bashkepunon me pergjegjesat e njesive prodhuese per te hartuar programe pune per te permiresuar kushtet e punes dhe rritur Sigurine ne Pune.

  • Bashkerendon pune me mjekun e uzines per kryerjen e vizitave mjekesore te personelit te uzines.
  • Pergjegjesi i sigurimit teknik eshte anetar i komisionit te avarise se uzines dhe ne rastet e aksidenteve ai paraqet analizen e aksidentit;
  • Planifikon dhe raporton mënyrën e realizimit të detyrave te ngarkuara;
  • Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës në punë;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave që i janë ngarkuar dhe i raporton ato tek përgjegjësi i Drejtorise;
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura tek Përgjegjësi i Sektorit, sipas kërkesës së këtij të fundit;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë;
  • Ruan konfidencialitetin e të gjitha materialeve të klasifikuara si të tilla;
  • Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimmarrjet e Uzines ne lidhje me Sigurine dhe Shendetin ne Pune;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Materiale per Metalurgjine/Elektrike/Mekanike.
Zotërimi i diplomave “Master Profesional” ose ekuivalenten me të, perben perparesi;

Te kete kryer trajnime/specializime specifike ne profilin e tij/saj. Te njohe standartet e H&S ne industrine prodhuese.

Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;
Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe
vendosur prioritete;

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën ne fushen përkatëse;
  • I/E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton ky profil;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike, ne vecanti programeve te profilit te punes.
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.






Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura deri me date 11.07.2021:


  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim

  1. Me e-mail: hr@albchrome.al
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
 


Apply
Back
Top