• Lezhe, kerkohet Drejtues Impjanti Prodhimi

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pershkrim pune Drejtues Impjanti

  • Të kryejë ndezjen dhe vënien në punë të impiantit të fabrikës duke u siguruar që të jenë ndjekur të gjitha hapat e procedurës së nevojshme për të evituar avari apo komplikime të parashikueshme.
  • Të ndjekë zbatimin e të gjithë procesit të prodhimit duke monitoruar të gjithë parametrat e impiantit dhe përputhshmërinë e tyre me cdo kriter të parashikuar nga eprorët.
  • Të identifikojë dhe propozojë alternativa për zgjidhje të avarive të ndryshme lehtësisht të dallueshme nga ana e tij nëse ka në impiant dhe të bashkëpunojë për riparimin e tyre.
  • Të monitorojë riparimet e ndryshme, proceset e mirëmbajtjes së impiantit dhe cdo lloj modifikimi deri në vënien në funksionalitet të plotë të të gjithë impiantit.
  • Të respektojë udhëzimet e dhëna nga drejtuesit e kompanisë për grafikun e prodhimit në kushtet kohore, sasiore dhe cilësore duke propozuar edhe alternativa për përmirësim.
  • Të kryejë kontrollin e cilësisë së produktit përfundimtar dhe të propzojë periodikisht alternativa për përmirësim.
  • Të drejtojë dhe supervizojë stafin e përfshirë në repartin e tij duke i orientuar rregullisht në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
  • Të plotësojë rregullisht të gjithë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që kërkohet dhe të plotësojë raportet e ndryshme periodike që mund të kërkohen nga ana e drejtuesve të kompanisë.
Përfitimet:

  • Pagesë e kënaqshme.
  • Mundësi trajnimi për pozicionin nga ana e kompanisë.
  • Mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional në të vetmin impiant të këtij lloji në Shqipëri.
Kualifikimet


  • Diplomë Universitare në inxhinieri mekanike ose megatronike.
  • Eksperiencë e mëparshme pune minimalisht 2-3 vjet në PRODHIM në FABRIKA.
  • Të ketë njohuri mbi konceptet bazë të automatizimit, ato elektrike, mekanike apo hidraulike Energjik, ambicioz dhe i motivuar për punë.
  • Aftesi në përdorimin e programeve kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë i disponueshëm për të punuar me turne dhe fleksibël me oraret;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti B.
  • Te kete njohuri te gjuhes Italiane dhe angleze.
  • Aplikantet mund te jene banore te Lezhes, Lacit, Shkodres ose Tiranes
 
Back
Top