• Tirane, ofroj vend pune Operator i shërbimit ndaj Klientit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Postare “TNT”, me një experiencë të gjatë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal e cila ofron shërbim transporti logjistike brenda dhe jashtë vendit, po kërkon të punësojë punonjës në rolin:

Operator i shërbimit ndaj Klientit për shërbime COD

Qëllimi i pozicionit:
Ndjek dhe menaxhon dorëzimin në kohë të porosive COD dhe likuiditetin me klientët në menaxhim. Sigurohet të mos ketë asnjë klient të pakënaqur mbi shërbimin e ofruar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Çdo ditë ndjek shpërndarjen e dërgesave deri në dorëzimin e tyre për kategorinë e subjekteve dërguese të percaktuara nga koordinatori COD për operatorin.
  • Çdo ditë komunikon me korrierët / shoferët dhe agjentët për dorëzimet / kthimet dhe arkëtimet e dërgesave COD.
  • Harton dhe dorëzon proces-verbalin përkatës tek subjekti dërgues për dërgesat e kthyera apo të ndërruara nga klienti pritës.
  • Arkivon procesverbalet e firmosura sipas subjekteve dërguese përkatese.
  • Rakordon me subjektet dërguese për dërgesat totale në nivel konote me anë të formatit të Akt-Rakordimit mujor të plotësuar nga sektori COD.
  • Raporton për çdo problematikë dhe raport të hartuar tek Koordinatori COD dhe për dijeni tek Menaxheri i Operacioneve dhe Administratori i Kompanisë TNT.
  • Kontakton me anë të sms-ve klientët tek të cilët janë dërguar pagesat me anë të shoferëve/korrierëve dhe konfirmon marrjen e pagesës.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë Universitare.

Eksperiencë pune: Preferohet 1 vit në pozicion të ngjashëm.

Aftësitë:
Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit në shqip dhe anglisht
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top