• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist

Studio Kontabel Alb-Accounting per nje klient te studios kerkon te punesoje Ekonomist/e me kohe te plote
Kandidati/ja eshte i/e preferueshëm me eksperiencë 1-2 vite të mëparshme:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Regjistrim ditor i veprimeve financiare në programin kontabël;
  • Ndjekja e proçesit të shitjes në sistemin financiar;
  • Kontroll i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve të kompanisë;
  • Kontrollon dhe kryen inventarin në magazinë;
  • Përgatit raport në lidhje me shitjet/arkën;
  • Përgatit raport furnitorësh dhe raport likujditetesh;
  • Përgjegjës për regjistrimet e veprimeve të Bankës dhe Arkës në sistemin financiar;
  • Kryen rakordimet periodike me klientë dhe furnitorë;
  • Raporte periodike sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Raportim ne studion kontabel.
Edukimi:
  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (preferohet diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet)
Kualifikime te tjera:
  • Të ketë mbi 1-2 vite eksperiencë pune në Departament Finance;
  • Eshtë simpatizant i kryerjes së proçeseve të punës në kohë reale;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, Excel mbi mesataren;
  • Të jetë korrekt në komunikimin e shkruar dhe verbal;
  • Të ketë dëshirë për t'u zhvilluar në profesion dhe vullnetin për t'u thelluar në mënyrë analitike në detyrat që i caktohen;
  • Të ketë njohuri të programemeve Financiare, preferohet porgrami Bilanc.
Apliko Tani duke dërguar CV-në në adresën info@alb-accounting.com
 


Apply
Back
Top