• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
FMT GROUP OFRON VEND PUNE :
INXHINIER ELEKTRIK

Përshkrimi i punës:

  1. Vlerëson sistemet elektrike, produktet,komponentet dhe aplikacionet duke testuar produktin me instrumentat përkatës.
  2. Harton dhe kryen programe kërkimore duke zbatuar njohuritë e energjisë elektrike dhe materialeve.
  3. Konfirmon aftësit e sistemit dhe komponentëve duke hartuar metodat e testimit si dhe duke bërë të mundur marrjen e masave parandaluese për çdo problem.
  4. Krijon dhe aplikon sisteme elektrike referuar kërkesave të klientëve duke pasur në fokus përmbushjen e pritshmërive të tyre.
  5. Siguron cilësinë e produktit duke hartuar metoda të sistemit elektrik.
  6. Ofron zgjidhje inxhinierike për problemet dhe kërkesat e klientëve.
  7. Mirëmban bazën e të dhënave të produktit duke shkruar programe kompjuterike.
  8. Dokumenton & raporton në mënyrë të detajuar nëpërmjet proçeverbaleve të gjitha informacionet e nevojshme për çdo proçes pune.
  9. Mbajtja dhe perditesimi i njohurive profesionale dhe teknike duke ndjekur seminare dhe trajnime si dhe duke studiuar modulet e produkteve.
  10. Mbikqyr prodhimin dhe instalimin e pajisjeve elektrike, komponentëve dhe sistemeve duke siguruar që janë sipas rregullave të sigurimit teknik.
  11. Mbikqyr prodhimin dhe instalimin e pajisjeve elektrike për të vlerësuar efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve elektrike, komponentëve dhe produkteve.
  12. Zhvillon produktet dhe sistemet elektrike për të plotësuar specifikimet e konsumatorëve.
  13. Ruajtje e bazës së të dhënave të hollësishme për produktet dhe pjesët përbërëse të katalogut.
  14. Asiston departamentin e shitjes me emaile ose në prezencë për karakteristikat elektrike të produkteve të kërkuara nga klientët brenda ose jashtë vendit.
  15. Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe inventarizimin e të gjitha pajisjeve elektrike në departament.
  16. Përgjegjës për asistencën në komunikimin me klientët në rastet kur përballet me situata që lidhen me cilësinë e produktit.
  17. Përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit Teknik sipas standateve për të gjithë personelin e departamentit elektrik.
  18. Asiston kolegët profesionalisht gjatë procesit të prodhimit.


Kriteret për pozicionin:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Ing. Elektrik
  • Të ketë eksperincë pune mbi 5 vite në profile të ngjashme
  • Preferohet të ketë njohuri mbi programin Solid Works
  • Njohës i gjuhës Angleze
  • Të punoj në mënyrë të pavarur dhe në grup
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Të jetë i shkathët dhe ambicioz


SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ju mirëpresim!
 


Apply
Back
Top