• Tirane, ofroj vend pune Teknik, Instalator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Albascan LTD, kompani që operon në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe IT nën kuadër të zgjerimit të stafit të saj kërkon Teknik Instalator për produktet dhe Sistemet që ofron.


Instalatori duhet të jetë i aftë të instalojë produkte të Sistemeve të Sigurisë dhe IT si më poshtë:


•Sisteme Kamerash IP (CCTV)
•Sisteme Menaxhimi Radhe
•Kontroll i Aksesit dhe Kohëmatës
•Sisteme Alarmi dhe Anti - Zjarri
•Centrale telefonike
•Shërbime dhe Konsulencë IT


Gjithashtu të ketë dëshirë dhe vullnet për të mësuar dhe avancuar edhe në Sistemet e mëposhtme:
•Skanera me Rreze X dhe Ura Kontrolli
•Teknologji Anti - Drone
•Sistem për Menaxhim Parkimi
•Sistem Perimetral Mbrojtës


Përmbledhja e pozicionit:
Pas një trajnimi nga ana jonë Instalatori duhet të jetë përgjegjës për montimin dhe instalimin e sistemeve të sigurisë të ofruara nga ne.
Instalatori duhet të sigurohet që klienti të marrë shërbimin e ofruar nga kompania në momentin që përfundon instalimin.


Përgjegjësitë dhe aftësitë kryesore:


• Të ketë njohuri bazë në lidhje me aspekte elektronike.
• I aftë për të identifikuar problemin dhe për të dhënë zgjidhje.
• Ti ofrojë asistencë dhe konsulencë të plotë klientëve në lidhje me sistemin e instaluar.
• Të komunikojë në gjuhë të huaj, në Anglisht ose Italisht.
• Të zotërojë leje drejtimi klasi B.


Kërkesat e profilit:


• Te ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet.
• Kandidati duhet të ketë informacion të plotë në aspektin teknik.
• Preferohet te ketë diplomë universitare (ose të mesme por me eksperiencë) në Informatike, Inxhinieri elektronike ose degë të ngjashme.
• Të jetë energjik, komunikues, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.




Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative❓
Atëherë ne ju mirëpresim❗


Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin me CV-në e tyre në adresën e email të shfaqur në foto, ose për çdo paqartësi tjetër në numrin e tel +35569 65 65 085.
Adresa: Rruga e Barrikadave, Nd.28, H1, Tiranë.
 


WhatsApp
Back
Top