• Hari Lena Group. Gjirokaster, ofron vend pune Ndihmes Magazinier/e dhe Arketar/e

Gjirokaster
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Hari Lena Group ka nje eksperiencë 20 vjeçare në distribuimin e produkteve te ndryshme ushqimore , detergjente ,duke permendur produktet lider te saj, Uji Trebeshina dhe Kripa Niky Rosa, Marina etj.
Adresa:Frigoriferi, zona industriale, Gjirokaster

Kompania kerkon te punesoje ne rolin e: Ndihmes magazinier/e dhe arketar/e

Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe asistuar çdo proces që lidhet me magazinën qendrore të kompanisë ne qytetin e Gjirokastres.

Detyrat që përfshijnë këtë pozicion janë:
-Të kujdeset për mirembajtjen e magazinës;
-Të kontrollojë sasinë dhe cilësinë e të gjithave produkteve që hyjnë dhe dalin;
-Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
-Të kryeje veprimet hyrese dhe dalese ne programin financiar te magazinës;
-Të jetë i aftë që në çdo moment të nxjerrë dhe të përpunojë në aspektin kohor, gjendjen e magazines;
-Të jetë në gjendje të vlersojë kostot e hyrjeve në magazinë;
-Të jetë në gjendje të përcaktojë ndryshimet në çmime në periudha të ndryshme;
-Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të Magazinës;
-Të jetë përgjegjës për veprimet e arkës;
-Të pasqyrojë saktë veprimet e arkës në programin financiar të magazinës;
-Të kuadrojë veprimet e arkës;
-Të raportojë tek Menaxheri i Financës për punën e kryer.

Kërkohet:
-Arsimi i larte, preferohet Dega Ekonomik;
-Të kete eksperience pune ne kete pozicion te pakten 5 vite;
-Të ketë aftesi ne hedhjen e te dhenave;
-Të ketë njohuri rreth paketes Microsoft Office (Njohja e programeve financiare perben avantazh);
-Të ketë aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi;
-Të jetë korrekt dhe i pergjegjshem.

Shënime:
Kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteteret e mesiperme, duhet te dergojne CV me fotografi ne adresen e e-mailit: hr@harilenagroup.com duke shenuar ne subject pozicionin per te cilin aplikojne.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : Whatsapp 0692096662 dhe 0692057113
 


Apply WhatsApp
Back
Top