• Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

Shoqëria "GR Albania" sh.p.k, e profilizuar në konsulencë inxhinerike dhe mjedisore, projektimin industrial dhe energjetik, planifikimin urban dhe zgjidhjeve inxhinierike më bashkëkohore, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një Jurist/e me kohë të plotë.

Aplikanti/aplikantja ka përgjegjësi te kryej detyrat si vijon:

  1. Të përgatisë dhe hartojë kontratat/marrëveshjet me objekte të ndryshme, raporte, opinione ligjore, memorandume;
  2. Të zbatojë detyrat që i jepen nga Menaxheri Ligjor
  3. Të ofrojë konsulencë dhe këshillim ligjor për shoqërinë dhe klientët e saj;
  4. Të mbajë të përditësuar stafin lidhur me ndryshimet ligjore qe afektojnë veprimtarinë e shoqërisë;
  5. Të përfaqësojë shoqërinë dhe klientët e saj përpara organeve administrative te Republikës së Shqipërisë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti/aplikantja:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;
  2. Të ketë eksperiencë pune deri në 3 vite;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar;
  4. Të ketë aftësi analizuese dhe këshilluese mbi çështje të ndryshme ligjore;
  5. Të ketë aftësi të mira kërkimore;
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme);
  7. Të ketë përkushtim dhe motivim për tu zhvilluar profesionalisht;
  8. Të zotërojë më së miri procedurat administrative;

Shoqëria ofron kushte shumë të mira, ambient dinamik pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë CV të detajuar dhe një prezantim të shkurtër për veten në adresën burimetnjerezore@gralbania.com deri më 15.06.2021

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni!
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

GR Albania ju uron suksese!
 


Apply
Back
Top