• Kerkohet Magazinier

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Magazinier
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materialet, mjetet, pajisjet) në inventar të Mane TCI (Sektori ndërtues).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe t’i pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
  • Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete-hyrje/dalje etj.);
  • Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
  • Dorëzon në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës;
  • Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 të muajit pasardhës;
  • Raporton dhe përgatit procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
  • Bën propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve;
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
  • Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
  • Regjistron fletë-hyrjet dhe fletë-daljet në sistemet financiare që shoqëria operon;
  • Zbaton detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë

Kualifikime të tjera:

  • Te jete i/e gatshëm për te punuar jashtë orarit, nëse do te jete e nevojshme;
  • Te bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;
  • Te jete i/e etik-e ne marrëdhënie me koleget;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në linkun:
https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000449293/Magazinier?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 08/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top