• UZINA E FERROKROMIT BURREL, ofron vend pune Elektricist

Mat
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

UZINA E FERROKROMIT BURREL

ELEKTRICIST
AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Elektricist
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Burrel

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Shqyrton projektet, skicat e instalimeve elektrike dhe specifikimet përkatëse;
  • Ballafaqon projektin me objektin konkret në terren;
  • Bën preventivin e punimeve që do të kryhen;
  • Kryen matjet e nevojshme në terren;
  • Përcakton hyrjen kryesore të rrjetit elektrik në objekt;
  • Bën instalime ndihmese, me kabëll jashtë murit,(që përdoren për ndriçimin e objektit, si dhe për marrjen e energjisë për makineritë dhe vegla e ndryshme të punës;.
  • Bën tokëzimin e objektit.
  • Kryen lidhjen e automateve dhe releve mbrojtëse.
  • Kryen hapjen e kanaleve;
  • Bën shtrimin e tubave dhe fiksimi i tyre;
  • Kryen shtrimin e kolonës kryesore të energjisë elektrike.
  • Kryen shtrirjen e përcjellësve në tuba;
  • Monton pajisjet elektrike sipas projektit;
  • Detyra te tjera sipas profilit te punes.
Kerkesat per punesim: Perparesi nese ka experience te meparshme ne kete pozicion ose te kete kryer një kurs formimi profesional. Te jete i afte fizikisht dhe menderisht, vertetuar me raport mjekesor.
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te paraqisni Kerkesen tuaj me shkrim me nr. tuaj te kontaktit ne:
  1. Zyrat e Uzines se Ferrokromit Burrel, Komesi, Burrel. 2. Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë
Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 31 Maj 2021.
 


Apply
Back
Top